Pas takimit që patën Lira Haxhijakupi – Menaxhere e Projektit Shkolla e Diasporës në Kosovë, dhe Murat Hoxha Drejtor në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Malishevës, u pajtuan që t’iu ofrohet mundësi punësimi – praktikë 3 mujore me pagesë në këtë drejtori – 3 pjesmarrësve në trajnimin e organizuar nga Iniciativa Invest in Malisheva, iniciativë kjo e realizuar nga bashkëpunimi i të rinjëve nga Kosova dhe Diaspora.

Gjatë kësaj periudhe përfituesit do të kenë mundësi të përfitojnë përvojë pune dhe mësojnë më shumë për sektorin e bujqësisë dhe mundësitë e investimeve që ofron ky sektor.

Punësimi me pagesë i këtyre përfituesve është mundësuar nga granti që iniciativa Invest in Malisheva, ka përfituar në projektin Shkolla e Diasporës në Kosovë, implementuar nga Germindhe përkrahur nga Youth, Employment & Skills GIZ