Më datë 25 qershor 2018, në kuadër të Ceremonisë përmbyllëse të Shkollës së Diasporës në Kosovë është mbajtur paneli i diskutimit “Shkolla e Diasporës në Kosovë: Përvojat, sukseset, sfidat dhe e ardhmja?”  – Folës/e në këtë panel ishin: Beqir Lahu përfaqësues nga GIZ, Blerta Krasniqi – përfaqësuese nga Komuna e Malishevës, Skender Susuri – përfaqësues nga Komuna e Prizrenit, Valdete Dakaj nga Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit, Shpat Myftari – Alumnist nga Diaspora, Luxembourg dhe Albana Hoti – Alumniste nga Kosova, Malishevë. Ky diskutim u moderua nga Liza Gashi – Drejtoreshë e Programeve në Germin.

Qëllimi i këtij paneli ishte të bashkëbisedohet lidhur me përvojat, të arriturat, sfidat dhe të ardhmen e Shkollës së Diasporës në Kosovë, nga pikëpamjet e ndryshme të pjesëmarrësve dhe akterëve të cilët janë përfshirë gjatë zbatimit të këtij programi. Moderatorja e panelit diskutues Liza Gashi, e cila hapi bashkëbisedimin u shpreh se qëllimi i kësaj shkolle ishte lidhja e diasporës me vendin amë dhe krijimi i alternativave për përfshirjen e diasporës si potencial shumë të rëndësishëm në sensin akdaemik dhe profesional. Pasuar nga Shpat Myftari nga Luxeburgu, pjesëmarrës në edicionin e parë të Shkollës së Diasporës në Kosovë, i cili u shpreh se Shkolla e Diasporës ka qenë dicka e re dhe unike që ka tërhjekur komunitetin e diasporës për të aplikuar, gjithashtu theksoi se diaspora ka interesim të madh për të kontribouar në Kosovë, por do të duhej që shteti të krijojë politika të cilat tërheqin trurin e diasporës në projekte inovative dhe të qëndrueshme.

Në anën tjetër Albana Hoti, një nga pjesëmarrëset nga Kosova dhe lidere e një nga iniciativave fituese të këtij programi “The Bus”, theksoi se përmes këtij programi ajo ka pa potencial të jashtëzakonshëm dhe mobilizim të të rinjëve përtej pritjeve të tyre, duke u bazuar në faktin që tema të cilën ka adresuar ky grup ka qenë shumë e ndjeshme dhe e pa trajtuar asnjëherë më parë. Kurse Blerta Krasniqi – Shefe e Kabinetit në Komunën e Malishevës, e cila  shprehi mirënjohen e saj për realizimin e këtij projekti në komunën e Malishevës, pasi që shumica e projekteve implementohen në komuna të mëdha duke mos ju dhënë mundësi komunave më të vogla siç është Malisheva, theksoi se energjia dhe përkushtimi i të rinjëve për të implementuar iniciativat fituese e ka obliguar Komunën që të mbështes zbatimin e këtyre nismave, me dëshirë që të vazhdohet edhe në të ardhmen me programe të tilla. Ajo potencoi që programet e tilla janë shumë të rëndësishme sepse krijojnë lidhje dhe shkëmbime mes të rinjëve nga Diaspora dhe Kosova, duke shpreh përkushtimin dhe mbështëtjen e kësaj komune edhe në të ardhmen, dhe duke rekomanduar që programet e ardhshme të fokusohen në “start up” biznese në mënyrë që të ketë qëndrueshmëri dhe ndikim më të gjerë në komunitet.

Këtij diskutimi i kontribuoi edhe Skender Susuri – Drejtor në Drejtorinë e Arsimit në Prizren, i cili u fokusua në sfidat e edukimit në Kosovë, më specifikisht problemin e kurrikulave të shkollave profesionale që po e pengojnë lidhjen e të rinjëve me tregun e punës. Lidhur me sfidat e përputhjes së kërkesave të tregut dhe edukimit nga ana e shkollave profesionale të Kosovës, u shpreh edhe Valdete Dakaj nga Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit, e cila si një udhëheqëse e biznesit theksoi se nga ana e gastronomisë ballafaqohen me sfida të shumta të profilizimit të shkathtësivë të nevojshme për kërkesën që kanë, duke rekomanduar që Shkolla e Diasporës të organizohet në profile të ndryshme të nevojshme në fushën e gastronomisë. Githashtu ajo u shpreh e gatëshme për bashkëpunim edhe në programet e ardhshme.

Folës i këtij paneli të larmishëm ishte edhe Beqir Lahu – Përfaqësues nga Programi “Rinia, Punësimi dhe Shkathtësitë”  – GIZ, i cili u shpreh se përmes këtij programi, pjesëmarrësitë kanë mësuar shkathtësi të shumta që ndikojnë në ndërtimin e karrierës së tyre, si dhe për nevojën fundamentale të ndërlidhjes së shkollimit dhe ngritjes profesionale bazuar në tregun e punës. Ai tregoi për programet të cilat implementohen  nga GIZ , që me prioritet promovojnë punën profesionale, sepse në Kosovë ka kërkesë për shkathtësi, dhe sipas Lahut arsimi profesional duhet të trajtohet me prioritet.

Bazuar në qëllimin e këtij diskutimi, pjesëmarrja direkte ose indirekte në këtë program, përtej sfidave të implemenitimit për një kohë të shkurtë i ka kontribouar komuniteteve lokale duke i zhilluar shkathtësitë e buta të më shumë se 730 pjesëmarrësve dhe duke i mobilizuar të rinjtë në kauza të ndryshme. Programi ka ndihmuar në ngritje të vetëdijes se të rinjtë janë akter kryesor në avansim të komunitetit duke kontribouar kështu me iniciativa konkrete në përfshirje të të rinjëve në fusha të ndryshme si: promovim të kulturës dhe turizmit si potencial i pashfrytëzueshëm, inovacion në edukim, inovacion në të bërit biznes, dhe përfshirje të komunitetit në aktivizim sa më të madh qytetar. Gjithashtu shkëmbimi i njohurive dhe eksperiencave nga vendet e ndryshme përmes pjesëtarëve të Diasporës në Kosovë, vazhdon të mbetetet mundësi e pashfrytëzuar, e që duhet të kanalizohet në alternativa konkrete për përafërimin e shkathtësive dhe tranasformimin e këtyre shkathtësive në nisma të qëndrueshme në komunitetin lokal.

Paneli i diskutimit është mbajtur në kuadër të Shkollës së Diasporës, programi ky i implementuar nga Germin dhe është mbështetetur financiarisht nga programi Youth, Emlpyment and Skills-YES, në kuadër të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit – GIZ.