Sot iniciativa Invest in Malisheva, iniciativë kjo e dalur nga Shkolla e Diasporës në Kosovë  përmes një takimi virtual ka prezantuar të dalurat nga hululmtimi mbi Rolin e Bujqësisë në zhvillimin  ekonomik lokal në komunën e Malishevës.

Hapja e këtij takimi u bë nga Agronomi Driton Sylejmani i cili prezentoi të gjeturat nga ky hulumtim, si gjendjen aktuale të bujqësisë në këtë komunë, përshkrimin e sektorit në detaje, rolin e bujqësisë në zhvillimin ekonomik lokal dhe mundësitë për investime në këtë komunë.

Pjesë ë këtij takimi ishin Lulzim Baumann, magjistër i Planifikimit Mjedisor në Berlin, Olsi Pajo, Ekonomist në Bon të Gjermanisë si dhe Aleksander Peqini, agronom nga Tirana.

Për të dëgjuar diskutimin e plotë ju lutem klikoni KËTU.