Find below, this article translated in English language.

Platforma PRIZM, fituese në Projektin Shkolla e Diasporës në Kosovë, që sot ka hapur thirrjen për aplikim në trajnimin: Shkathtësitë dhe Kreativiteti në punën si Guidë Turistike, i cili do të mbahet nga data 04-06 Maj 2018, tek Hotel Alvida, në Prizren.

Detajet e thirrjes dhe informata për formën e aplikimit mund t’i gjeni më poshtë:

  THIRRJE PËR APLIKIM NË TRAJNIM
   Data: 04-06 Maj 2018, në Hotel Alvida, në Prizren

A ke pasion të udhëheqësh turistë në qytetin tënd?
A ke dëshirë t’i bësh turistët të ndihen si në shtëpinë e tyre?
A e di një tregim apo ndonjë lokacion karakteristik të Prizrenit dhe/ose Regjionit?
A je i/e bindur se turizmi në Prizren ka shumë potencial?
A dëshiron të përfitosh financiarisht duke ofruar shërbimin e GUIDES/Udhërrëfyesit për turistë?

Atëherë ky është trajnimi i duhur për ty!

Platforma Prizmi është platformë elektronike e cila ka për qëllim promovimin e turizmit në Komunën e Prizrenit dhe regjionit të saj. Kjo platformë do të ketë 3 komponente:

  • Promovimin e Turizmit
  • Ofrimin e shërbimit të guidave
  • Promovimin e bizneseve në fushën e turizmit

Ne besojmë se mënyra më e mirë për të promovuar turizmin, është nëpërmjet angazhimit të komunitetit lokal. Kështu, Platforma PRIZMI, organizon trajnimin “Shkathtësitë dhe kreativiteti si guidë” në mënyrë që të gjej antarë entuziast, të cilët fillimisht e duan vendin e tyre, e pastaj janë të gatshëm ta promovojnë tek turistët e ndryshëm.

Qëllimi i këtij trajnimi: Prizmi synon që nëpërmjet trajnerëve profesionistë, të ju mundësojë juve si pjesëmarrës të përfitoni njohuri bazike, dhe të mësoni nga praktikat e mira, për punën si Guidë Turistike.

Thirrja për aplikim për pjesmarrje është e hapur për të gjithë të interesuarit në fushën e turizmit, më specifikisht në ofrimin e shërbimit të Guidave.

Pas trajnimit, pjesmarrësve më të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësi angazhimi brenda platformës, nëpërmjet së cilës synohet që ata/ato të përfitojnë edhe financiarisht duke kryer punën si guidë turistike.

Cilat janë kriteret për aplikim?

  • Të jesh nga Komuna e Prizrenit ose Regjioni.
  • Mosha 18 – 40 vjecar.
  • Të kesh interes në fushën e turizmit.
  • Të jesh entuziast dhe të kesh pasion punën me turistë.
  • Përvoja në këtë fushë është e preferueshme, por nuk është kriter i domosdoshëm.

Sa kushton pjesmarrja në trajnim?

  • Pjesmarrja në trajnim është pa pagesë.
  • Pasi të përzgjedheni në trajnim, të gjitha kostot si: akomodimi, ushqimi dhe materialet e trajnimit janë të mbuluara nga Platforma Prizmi.
  • Shpenzimet e transportit do të mbulohen për pjesëmarrësit që vijnë nga jashtë qyteti i Prizrenit.

Prizmi është iniciativë e cila ka dalur fituese nga projekti Shkolla e Diasporës në Kosovë, organizuar nga organizata jo-qeveritare Germin dhe përkrahur nga Programi Rinia, Punësimi dhe Shkathtësitë, Fondacioni Gjerman për zhvillim Kosovar GIZ.

Afatet kohore në lidhje me trajnimin:
Afati fundit për aplikim: 30 Prill 2018
Vlerësimi i aplikimeve: 01 Maj 2018
Lajmërimi i pjesmarrësve: 02 Maj 2018
Organizimi i trajnimit: 04-06 Maj 2018

A keni pyetje ose nevoj për informata shtesë?
Kontaktoni: avdylgashi.k@gmail.com  

Si të aplikoj?
Për të plotësuar formularin në Gjuhën Shqipe, kliko këtu.
To complete the application form in English, click here.

ENGLISH

Call for Participants – Training: Skills and Creativity when working as a guide!
 Date: 04-06 May 2018 / Hotel Alvida, Prizren 

Is it your passion to guide tourists in your city?
Would you like to make tourists feel welcomed as if they are in their home?
Do you know a story or an interesting location of Prizren and/or the Region?
Are you truly convinced that tourism of Prizren has high developing potential?
Would you like to earn, while offering services as a guide for tourists?

Than this is exactly the kind of training you are looking for!

The Platform Prizmi is an online platform which aims to promote tourism in the Municipality of Prizren and its region. This platform will have 3 components:

  • Promotion of Tourism
  • Offering the guiding services
  • Promotion of businesses relevant to the tourism industry.

We believe that the best way to promote tourism, is through engaging the local community. Hence, the platform PRIZM is organizing the training: “Skills and Creativity when working as a guide” with the aim to find enthusiast members, which first and foremost love their country, and afterwards are ready to promote it to different tourists.

Aim of this training: PRIZMI,  through the involvement of profesional trainers, aims to provide you as participants with the basic knowledge of the job as a guide, learn from best practices and creatives ways while working as a Tourist Guide.

The call for participants is open to all those interested in the field of tourism, more specifically for those interested in offering their services as a GUIDE.

After the training, successful participants, will be offered the chance to be involved within the platform, through which we aim to offer the space and connect you with the tourist, in order for you to be able to earn financially while working as a tourist guide.

The training will be organized on these dates: 04- 06 May 2018, at Hotel Alvida, Prizren.

Am I eligible to apply?
You are eligible to apply if:

  • You are from the Municipality of Prizren or from the Region.
  • Age 18-40 years old
  • You are interested in the field of tourism.
  • You are enthusiast and if working with tourists is your passion.

Previous experience in this field is preferred, however it is not a decisive point in your application.

How much does it cost to participate in this training?

  • Participation in the training is FREE OF ANY CHARGE.
  • After you have been selected as a participant in this training, all costs such as: accommodation, food, training materials are covered from the organizer.
  • Transportation costs will be covered for participants coming from the outside of the city of Prizren.

PRIZMI is a winning initative of the project Diaspora School in Kosova, organized by Non-Government Organization GERMIN, and supported by the Program Youth, Employement and Skills, of the German Foundation for Kosovo Development GIZ.

Timeline of the training:
Deadline for applications: 30 April 2018
Evaluation of the applications: 01 May 2018.
Informing accepted participants: 02 May 2018
Training: 04-06 May 2018

Do you have questions, or you need more information?
Please don’t hesitate to contact: avdylgashi.k@gmail.com

How to apply?  
To complete the application form in English, click here.