(English below)

Gjatë kësaj jave, Germin ka realizuar punëtorinë tre ditore të planifikimit strategjik të Shkollës së Diasporës – edicioni i dytë. Qëllimi i këtij takimi ishte që të reflektohet mbi eksperiencën nga Shkolla e parë e Diasporës në Kosovë, të arriturat dhe sfidat nga ky edicion, si dhe ri-ideimi i modelit të Shkollës së Diasporës – edicioni i dytë, bazuar në të mësuarit nga eksperienca.

Në këtë takim, përveç pjesëtarëve të Germin, kanë participuar edhe bashkëpunëtorët të cilët/cilat kanë ndihmuar që të implementohet edicioni i parë dhe partnerët potencial për fazën e dytë, siç janë përfaqësuesit nga programi: Rinia, Punësimi dhe Shkathtësitë & CIM – GIZ, alumni të Shkollës së Diasporës – edicioni i parë, Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane ne Gjermani, Ministria e Diasporës, Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve dhe Venture UP.

Gjatë kësaj punëtorie, Germin bashkë me bashkëpunëtorët ka shtjelluar përparësitë dhe sfidat gjatë procesit të implementimit të edicionit të parë të shkollës, si dhe  ka përcaktuar modelin dhe strategjinë e këtij programi në edicionin e dytë, si dhe partnerët e mundshëm, burimet për të implementuar këtë strategji, gjithashtu dhe mekanizmat e nevojshëm që duhet përgatitur për të siguruar zbatimin e modelit të ri-ideuar dhe strategjisë së Shkollës së Diasporës – edicioni i dytë.

***

Strategic Planning workshop for the second edition of the Diaspora School in Kosovo

This week Germin has carried out a three-day strategic planning workshop for the second edition of the Diaspora School. The purpose of this meeting was to reflect on the experience of the first Diaspora School in Kosovo. Germin focused on the achievements and challenges of this edition as well as the re-design of the Diaspora School model – the second edition.

In addition to the members of the Germin, participants in the meeting included those who have contributed to the implementation of the first edition and potential partners for the second phase, such as: Youth, Employment and Skills & CIM – GIZ, alumni of the Diaspora School – the first edition, the Albanian-German Business Union in Germany, the Ministry of Diaspora, the Agency for Education and Vocational Training and Adult Education and Venture UP.

During this workshop, Germin and their associates discussed the priorities and challenges during the implementation process of the first school edition and defined the model and strategy for the second edition. They also discussed the resources to implement these strategies, as well as the necessary mechanisms that need to be prepared to ensure the implementation of the re-designed model and the strategy of the second edition of the Diaspora School.