Më datë 25 qershor, 2018 në Prizren është mbajtur ceremonia përmbyllëse e Shkollës së Diasporës në Kosovë (SHDK), e cila kishte për qëllim prezantimin e rezultateve, arritjeve dhe sfidave të këtij programi gjatë implementimit të edicionit të parë.

Ceremonia përmbyllëse e Shkollës së Diasporës në Kosovë ka sjell për herë të parë në prani të më shumë se 70 pjesëmarrësve në Kino Lumbardh, filmin dokumentar Ndryshimtarët, film ky i realizuar në kuadër të Shkollës së Diasporës në Kosovë. SHDK ka mbledhur profesionistë të rinj nga Diaspora, Kosova dhe Rajoni në një model unik dhe multidiciplinar në adresim të sfidave lokale deri te ofrimi i zgjidhjeve kreative. Qëllimi kryesor i këtij programi inovativ është që të krijohen iniciativa të cilat bazohen në nevojat lokale të komunitetit, dhe të ofrohen zgjidhje sa më efektive për komunitetin. Idea bazë e këtij programi ka qenë dhe vazhdon të mbetet që kjo iniciativë të shërbejë si model për të avancuar më mirë bashkëpunimin që projektet dhe idetë e ardhshme të shfrytëzojnë potencialin e diasporës, investimet dhe nismat e mundshme me partnerët vendor, rajonal dhe ndërkombëtar.

Gjatë implemenetimit të këtij programi i cili ka filluar në tetor të vitit 2018, sipas rezultateve të prezantuara janë përfshirë rreth 730 përfitues direkt në aktivitetet e ndryshme, janë realizuar rreth 26 ngjarje duke përfshirë: trajnime, punëtori, marsh vetëdijësues, konferenca dhe fokus grupe, janë mbajtur rreth 24 takime virtuale punuese mes pjesëmarrësve të diasporës, rajonit dhe Kosovës, si dhe mbi 200 takime koordinuese mes organizatës Germin, bashkëpunëtorëve institucional, iniciativave fituese, mediave dhe shoqërisë civile. Gjithashtu janë krijuar mundësi për punësim dhe internship sezonal për rreth 30 të rinj.
Programi është implementuar nga Germin dhe është mbështetetur financiarisht nga programi Youth, Emlpyment and Skills-YES, në kuadër të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit – GIZ.